Flash News

KRYESORE

Meta e kallëzoi në SPAK, reagon Gjonaj: Gati të përgjigjem me kulturë dhe etikë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pas kallëzimit që presidenti Meta i bëri sot në SPAK.

Përmes disa shënimeve në ‘Twitter’ ajo sqaron se se është gati të përgjigjet ndaj SPAK-ut me etikë dhe kulturë dhe se nuk i trembet akuzave të Presidentit.

Po ashtu thekson se akti i Metës mbetet absurd dhe shton se i “bëhet qejfi që Meta bën kallëzime në SPAK”, pasi tregon se kreu i shtetit po njeh institucionet e reja të drejtësisë.

“ Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë!

Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë”, thekson Gjonaj.

 

Të fundit