Meta e nis ditën me ish-ministrin e PS, çfarë dhurate mori prej tij

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një takim me ish-ministrin e Partisë Socialiste, Elmaz Sherifi.

Gjatë takimit, Sherifi i ka dhuruar presidentit librin e tij “Shqipëria e panjohur”, që sipas Metës është një studim i thelluar i trashëgimisë tonë institucionale, prej antikitetit deri në vitin 1920.

“Kënaqësi ta nisja sot ditën me mikun tim, koleg për një kohë të gjatë në politikë, ish-ministrin Elmaz Sherifi.
E falënderoj shumë për dhurimin e librit të tij “Shqipëria e panjohur”, një studim mjaft i thelluar i trashëgimisë tonë institucionale, prej antikitetit deri në vitin 1920.
Mirënjohje për këtë punë kërkimore, që vjen si kontribut për të kuptuar rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe përgjegjshmërisë shtetformuese”, shkruan Meta.

Sherifi njihet edhe si një kritik i qeverisë Rama, qëndrimet e të cilit ai i publikon vazhdimisht në rrjetet sociale.