Flash News

KRYESORE

Meta e propozon për kreun e KLSH, kush është Petraq Milo, ish-këshilltari i Berishës

Presidenti Ilir Meta çon sot në Kuvend emrin e tretë për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Bëhet fjalë për Petraq Milon, i cili përshkruhet nga presidenca si një personalitet me një eksperiencë të gjatë, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.

Referuar edhe CV-së së Milos, kujtojmë se kandidati më i ri për drejtimin e KLSH njihet jo vetëm për eksperiencën e tij të gjatë në sektorin ekonomik, por edhe si ish-këshilltar i ish kryeministrit Sali Berisha. Ka qenë këshilltar në Këshillin e Ministrave nga Tetori i vitit 2005 deri në Gusht të vitit 2013, konkretisht si këshilltar i politikave fiskale dhe të administrimit të financave publike qëndrore dhe lokale, si dhe këshilltar i politikave të sektorit financiar bankar dhe financiar jo banker.

Po ashtu, Milo njohet si lektor te Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik, nga viti 2013 dhe në vazhdim, antar i Bordit Mbikqyres së Bankës së Shqipërisë, nga 2011- 2018 , drejtues i Autoritetit Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosovë, nga Janari 2004 deri në Janar 2005 etj.

Më herët, presidenti ka propozuar edhe Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin për postin e kreut të KLSH, por Kuvendi i ka refuzuar me pretekstin e mungesës së eksperiencës së nevojshme.

Pas Tushës dhe Shaqirit, Meta propozon tjetër emër për kreun e KLSH-së: Kandidati më i përshtatshëm

Të fundit