Flash News

KRYESORE

Meta e refuzoi, Rama e bën fakt të kryer: Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme

Meta e refuzoi, Rama e bën fakt të kryer: Sandër Lleshi do

Ndonëse Presidenti Ilir Meta e refuzoi propozimin e kryeministrit për emërimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme pas largimit të Fatmir Xhafajt, duket se Edi Rama tashmë e ka bërë të fakt të kryer, një ditë pas takimit mes tyre në presidencë.

Nga nesër, sipas Ramës, Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme, por duke e emëruar atë si zëvendësministër.

Lajmin e konfirmon vetë kryeministri përmes një statusi në rrjetet sociale, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, mëngjesin e sotëm.

“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t'i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, shkruan Rama.

Kujtojmë se një ditë më parë, Rama dhe Meta zhvilluan një takim për rreth 90 minuta mes tyre sa i takon dekretimit të Sandër Lleshit. Pas takimit, kryeministria njoftoi se biseda mes tyre ishte e hapur dhe konstruktive.

Të fundit