Flash News

KRYESORE

Meta: Epoka e partive përfundon këtu, pushtetin ta ketë populli

Meta: Epoka e partive përfundon këtu, pushtetin ta ketë populli

Presidenti Ilir Meta është mjaft i zhgënjyer nga partitë politike dhe kërkon që me organizimin referendumit t’ia japë në dorë popullit të drejtën për të vendosur. Ai ka frikë se nëse nuk ndodhin ndryshime, atëherë Shqipëria do të shkatërrohet e boshatiset.

“Më datën 8 dhjetor do të jap një platformë më të qartë për atë çfarë kam në mendje për referendumin. Tani fillon një epokë e re, epoka e partive përfundon këtu. Partitë politike gjithnjë do të bëjnë lojëra të tilla, e gjithnjë do t’ia vënë fajin njëra-tjetrës.

Shqipëria duhet të hyjë në epokën e referendumit. Kjo klasë politike dështoi në mënyrën më të turpshme.

Shumë më mbrapa kanë qenë Serbia dhe Mali i Zi, e shikoni se sa përpara janë ato. Populli shqiptar e ka vendosur vetë të drejtën e referendumit. Partitë dështuan, më vjen keq ta them por shikoni parlamentin, me këtë parlament do të ecë përpara Shqipëria?

Shqipëria po shkon në tatëpjetë dhe ne do ta ndalim këtë e do t’ia japim në dorë popullit.

Të gjithë do i nënshtrohemi vullnetit të popullit, duke nisur nga unë, presidenti i Shqipërisë.

Bëhet fjalë që Shqipëria të qeveriset nga vetë shqiptarët për vetë ato që ata konspirojnë të rëndësishme.”, tha Meta në konferencë për shtyp.

Të fundit