“Meta, është një mik i madh dhe i sinqertë i Amerikës dhe i popullit amerikan”

Shqetësimi i ambasadores amerikane në Shqiëri, Yuri Kim se “mund të ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi” ngjalli jo pak reagim në media.

Në reagimet pasuese u tha se ambasadorja ‘e ka’ me presidentin, por Meta e mohoi diçka të tillë.

Piktori Avni Delvina, ka realizuar një grafikë mjaft domethënëse për kreun e shtetit Ilir Meta, e pikërisht për reagimet që pasuan mbi këtë temë.

Punimin e ka paraqitur në Facebook, ku Meta shfaqet me imazhin e Statujës së Lirisë në SHBA dhe me Kushtetutën dhe flamurin tonë kombëtar.

“Kot e kanë!!!!!! Presidenti i Shqipërisë sonë të dashur z. Ilir Meta, është një mik i madh dhe i sinqerte i Amërikës dhe i Popullit Amerikan”, shkruan Delvina në diçiturën shpjeguese për këtë punim artistik.