Flash News

KRYESORE

Meta falënderon Greqinë për ndihmën e dhënë: Na mbështet në këtë ditë tragjike

Meta falënderon Greqinë për ndihmën e dhënë: Na

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta falënderoi Greqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Ai u takua me ministrin e Jashtëm të shtetit grek Nikolaos Dendias, i cili udhëtoi me urgjencë në tiranë dhe tha se prania e tij këtu do të shërbejë si një mesazh edhe për vendet e tjera evropiane për të kontribuuar në tejkalimin e kësaj tragjedie kombëtare.

“Falënderimet e përzemërta për Greqinë dhe për ministrin e Jashtëm, i cili në këtë ditë tragjike për vendin tonë, ka mbërritur në Shqipëri për të konfirmuar mbështetjen e Greqisë , por edhe për të parë në vend dëmet nga ky tërmet shkatërrues. Jam i bindur se kjo vizitë do të sensibilizojë edhe të tjerë aktorët evropianë, që ne të përballojmë këtë situatë të rëndë”-tha Meta.

Kurse Dendias ngushëlloi popullin shqiptar.

“Ju përcjell ngushëllimet e popullit grek. Jam këtu për të ofruar ndihmesën tonë në këto kohë nevoje për popullin shqiptar. Kemi një përvojë të gjatë nga tërmetet. Jemi gati të ndihmojmë me çfarëdo lloj çështjeje që keni nevojë. Shpreh dëshirën të vij në Tiranë në kushte më të mira”- deklaroi ai.

Të fundit