Flash News

KRYESORE

Meta flet për negociatorët dhe Meçollarin: Kam kërkuar informacione

Meta flet për negociatorët dhe Meçollarin: Kam kërkuar

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë rreth emrave që ministria e Jashtme i ka paraqitur atij si pjesë e grupit negociator të marrëveshjes Shqipëri-Greqi.

Meta është ndalur edhe tek emri më i debatuar gjatë ditëve të fundit, ai i Artur Meçollari. Presidenti tha se ka kërkuar informacion nga institucionet përkatëse.

“Nuk kam gjë konkrete, elementi më pozitiv për personin konkret është letra që kam lexuar që z. Meçollari i kishte dërguar ish-prokurorit të përgjithshëm ku ai protestonte për mbylljen e çështjes penale për grupin negociator të viti 2009.

Kemi kërkuar informacione në institucionet përkatëse”, u shpreh ndër të tjerash Meta.  

 

Të fundit