Flash News

KRYESORE

“Meta gati të ikë nga Presidenca”, Vasili i prerë: Paketa McAllister nuk duhet diskutuar më, boll më me këtë teatër

“Meta gati të ikë nga Presidenca”, Vasili i prerë:

Kreu i LSI, Petrit Vasili ka reaguar sot lidhur me situatën politike në vend,ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk po gjejnë kompromis. Sipas Vasilit paketa McAllister e risjellë në Tiranë nga zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Hoyt Brina Yee, nuk ka nevojë të diskutohet më dhe bën thirrje t’i jepet fund lojrave politike. Vasili thekson se Meta është i gatshëm të heqë dorë nga Presidenca për zgjedhjen e situatës politike.

“Meta gati të ikë nga Presidenca, nuk duhet humbur asnjë orë për zgjedhjen e situatës. I qëndrojmë pikë për pikë kompromisit të McAllister, kjo paketë nuk ka nevojë të diskutohet më. Boll më me ktë teatër joteatral, t’i jepet fund lojrave politike që po trondisin stabilitetin” tha Vasili.

Vetëm një ditë më parë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ra dakort me aleatët për ofertën amerikane të bazuar te Paketa McAllister, përfshirë edhe votimin e vetingut, por kryeministri Rama refuzoi atë që u njoh si ‘Paketa McAllister Plus’, të risjellë në Tiranë nga zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Hoyt Brina Yee duke lënë pezull zgjedhjen e situatës së zgjedhjeve.

Të fundit