Flash News

KRYESORE

Meta: Hapni listat ose largohuni! Çdo manovër mashtruese do të ndëshkohet fort nga qytetarët

"Hapni listat ose largohuni" Ky është ultimatumi i Presidentit të Republikës Ilir Meta drejtuar mazhorancës.

Kjo deklaratë e fortë vjen pas amendamentit të propozuar nga PS në Këshillin Politik, e cila propozonte se pavarësisht se listat do ishin të hapura, në fund prap emrat për deputetë zgjidheshin nga kryetari për shkak të disa kritereve, ku përfitonin emrat e vendosur në krye të listës.

Kreu i shtetit shprehet se çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë:

Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.

Mos kini frikë nga hapja e listave!

HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI! 🇦🇱

Të fundit