Meta homazhe në varrin e Rugovës: Historia e re e Kosovës i ka themelet në veprën e tij

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi homazhe në varrin e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Për Metën, historia e re e Kosovës i ka themelet në veprën e Rugovës.

“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetesë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale. Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta në emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova. “, shkroi Meta në profilin tij në Facebook.