Flash News

OP-ED

Meta i dhuron Ramës një BMW X9*

Meta i dhuron Ramës një BMW X9*

Alfred Lela

Presidenti Meta i ka shërbyer shtetit të së drejtës dhe trashëgimisë publike me vendimin e marrë sot për të mosdekretuar një ligj të shumicës socialiste për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai i ka ngritur një digë të fortë, duke e penguar të paktën me vonesë, marrëzisë së Kryeministrit për të shembur një ndërtesë historike, që ka shëryer si shtëpi e një vargu institucionesh të kulturës kombëtare. Meta i ka kthyer një përgjigje prej Presidenti, dhe jo prej ‘udheheqësi të partisë dhe popullit’, edhe peticionit që iu nis dje me urgjencë me korbin e postës së Bashkisë, si një mjet i fundit i presionit të dyshes Veliaj-Rama.

Kjo ‘letër e hapur’ për të trysnuar publikun dhe kompleksuar Presidentin nuk ka bërë punë. Ndoshta Meta edhe ka qeshur, bashkë me stafin, kur ka parë në atë peticion firmat e disa burrave që pak javë më i më parë i kishin trokitur në derë, duke i kërkuar sylagur bash të kundërtën: mosprishjen e  Teatrit.

Presidentit, megjithatë, nuk i duhej të vendose për burrërinë e kujtdo që i kish kaluar nga zyra për një ‘hall’, por për kredencialet  e institucionit që përfaqëson, por edhe të vetes politike.

Ai ka thënë Jo duke ia kthyer ligjin parlamentit, të cilit i duhet të presë 40 ditë, pra deri në fiillimshtator për të vijuar ose për ta lënë në mes këtë nismë, të paktën kontroversiale.

Shenjat që ka dhënë Meta me mosdekretimin, nuk kanë të bëjnë vetëm me ruajtjen e kornizës ligjore dhe respektin ndaj transparencës, pronës publike, traditës së përbashkët, trashëgimisë kulturore etj.

Presidenti ka shërbyer edhe si kundrabalancë ndaj një ekzekutivi që ka firuar pushtetet e tjera, duke rrëmbyer parlamentitn dhe dënuar me mosqesnie gjyqësorin. Dashur pa dashur, institucioni i Presidentit ka shërbyer, nëpërmjet vendimit të kreut të saj, edhe si Gjykatë Kushtetuese në mungesë.

Një Po e Presidnetit do të kishte qenë një atentat ndaj ndarjes së pushteteve vetëm si koncept, por faktikisht, do ta kishte dënuar Republikën me totalitaritetin e marrëzisë.

Argumentet  e paraqitura në emër të Presidentit, por të hartuara nga këshilltarët juridikë të institucionit, dëshmojë pikërisht këtë marrëzi. Pak ligje mund të jenë kthyer me kaq shumë vërejtje apo nonsense jurdike sa ky për Teatrin. 9 tezat e Presidencës janë 9 plagë të reja që merr ky ligj, që u trafikua në sallën e parlamentit me shpejtësinë dhe banditizmin me të cilin komunistët e ’45 bënin gjyqet pa gjyq të nacionalistëve antikomunistë.

*BMW X9 nuk është ende në treg. Ajo është paraqitur nga kompania gjermane si makinë concept (concept car). Autori ka luajtur me X-9 për të theksuar herët e Jo-së Presidentit, i cili i gjeti 9 të meta ligjit. Pra, herë (X) 9.

 

Të fundit