Flash News

KRYESORE

Meta i kthen buxhetin për studentët, reagon Rama: Asnjë çudi!

Meta i kthen buxhetin për studentët, reagon Rama: Asnjë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ‘Twitter’ pas vendimit të presidentit Ilir Meta, për të rikthyer në Kuvend buxhetin e vitit 2019-të. Shkak për kthimin e buxhetit u bënë kërkesat e studentëve, të cilët kërkojnë rritje të financimit për arsimin.

Por kryeministri Rama nuk e konsideron surprizë këtë lëvizje të Metës, duke e lidhur me amendamentet e LSI-së.

“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë, presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut. Miq! Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes”, shkruan Rama.

Studentët që protestojnë prej 10 ditësh, kërkojnë ndër të tjera edhe financimin e arsimit me 5% të GDP-së.

Protesta e studentëve, Meta kthen në Parlament “buxhetin 2019”

Të fundit