Flash News

KRYESORE

Meta i kthen maxhorancës një tjetër ligj

Meta i kthen maxhorancës një tjetër ligj

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e tre ligjeve por ndërkohë ka kthyer një ligj për rishqyrtim në Kuvend.

Konkretisht, ligje të miratuara janë:

  1. Dekret me nr. 11238, datë 26.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 46/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 006, datë 23.10.2008, “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar”

    2. Dekret me nr. 11239, datë 26.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 49/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (huamarrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (agjencia e zbatimit të projektit), dhe KfË Frankfurt Am Main (KfË), për programin e furnizimit me ujë të zonave rurale IV”.

  2. Dekret me nr. 11240, datë 26.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 56/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar”.

Gjithashtu, Meta ka kthyer edhe një ligj për rishqyrtim që ka të bëjë me “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Disa nga gjetjet kryesore që çuan në kthimin e këtij ligji janë si më poshtë

“Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 42/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar’”, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e nenit 8 të këtij ligji, sipas arsyetimit bashkëlidhur.

Ky projektligj është nisëm ligjore e Këshillit të Ministrave e përgatitur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga shqyrtimi rezulton se nuk është konsultuar me ministritë e tjera që lidhen me përmbajtjen dhe efektet e aktit, apo me grupet e interesit.

Për më tepër përvec se procesi i konsultimit publik dhe i bashkërendimit të detyrueshëm institucional nuk është kryer, Këshilli i Ministrave ka kërkuar dhe Kuvendi i Shqipërisë e ka pranuar duke realizuar shqyrtimin e projektligjit me procedurë të përshpejtuar.

Nuk rezulton e arsyetuar se përse është shmangur procesi i konsultimit publik dhe i bashkërendimit institucional dhe cila është nevoja urgjente e shfaqur për shqyrtimin e këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar.”

Të fundit