Flash News

KRYESORE

Meta i ktheu ligjin, Arben Ahmetaj: Ndoshta e ka bërë pa dashje

Meta i ktheu ligjin, Arben Ahmetaj: Ndoshta e ka bërë pa dashje

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta ktheu për rishikim ligjin për ‘tatimin mbi të ardhurat’ duke ju referuar kryesisht nenit për lojërat e fatit.

Në reagimin e saj, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, shprehet se nuk ka asnjë ndryshim në ligjin “Për lojërat e fatit” dhe asnjë relaksim sa i përket tatimit mbi lojërat e fatit, përkundrazi, sipas saj, ka njehsim të aplikimit për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit.

“Nuk ka asgjë të re përsa i përket shkallës tatimore apo bazës së tatueshme lidhur me tatimin mbi lojrat e fatit, por qëllimi i ligjëvënësit i shprehur qartë në këtë parashikim ligjor ështe përcaktimi i një regjimi fiskal dhe rregullator të njejtë, njësoj i aplikueshem, për të gjitha kategoritë e lojrave të fatit.

Presidenti, nëpërmjet mos dekretimit, ndoshta pa dashje, ka rrëzuar pikërisht parimin që synon të mbrojë, pra parimin e një sistemi të rreptë dhe njësoj i aplikueshem për të gjithë.

Nëse ndryshimet e kthyera nga Presidenti nuk do të hyjnë në fuqi, atëherë do të kemi një trajtim të diferencuar të një subjekti në treg, i cili do të vijojë të tatohet me shkallë tatimore 10%”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Ministrisë që drejtohet nga Arben Ahmetaj.

Të fundit