Flash News

KRYESORE

Meta i tregoi ‘Ramaformën’, kryeministri e ‘godet’ me Aristotelin

Meta i tregoi ‘Ramaformën’, kryeministri e ‘godet’

Pas deklaratave të Presidentit Meta për Reformën në Drejtësi, ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili sjell një citim të filozofit të madh të antikitetit grek, Aristotelit.

“Çdokush mund të inatoset – kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo jo, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi. Aristoteli”-shkruan Rama.

Pak më herët, kreu i shtetit tregoi rrugën sesi Edi Rama ka arritur të vendosë nën kontroll sistemin e drejtësisë.

“Nga Reforma kaluan tek Ramaforma. Që atëherë si vend, kemi thyer çdo rekord botëror, për krijimin dhe dhënien e PPP-ve për frymë. Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standard ndërkombëtar të çmimit për kilometër për autostradat dhe veprat e tjera publike. Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standart të trajtimit preferencial me ligj. Një guinness i ri shqiptar”, shkruante Meta.

 

Të fundit