Flash News

KRYESORE

Meta i vendosur për referendum: Do zbres në shesh dhe nuk largohem

Meta i vendosur për referendum: Do zbres në shesh dhe nuk largohem

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka lajmëruar edhe njëherë se në datën 8 dhjetor do të organizojë një referendum. Meta ka sqaruar se e drejtë për referendum është e shkruar me ligj dhe shton se politika qëllimisht e ka bllokuar ligjin, ndaj sipas tij për 20 vite nuk ka pasur një të tillë.

“Populli ka të drejtën e referendumit. Kuvendi me propozimin e Këshillit të Ministrave mund të shtrojë një referendum. Vlefshmëria e referendumit parashikohet me ligj.

Politika qëllimisht e ka bllokuar ligjin ndaj s’kemi pasur një referendum për 20 vite. Ndaj dhe unë si president i republikës kam vendosur të zgjedh rrugën e dialogut me qeverinë, me kuvendin.

Unë kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki derisa t’i kthejmë shqiptarëve të drejtën e referendumit. Do u them shqiptarëve se me këtë klasë politike jeni të pashpresë.

Përndryshe pas disa viteve këtu s’do të ketë më shqiptarë. Do të ketë vetëm emigrantë. Kjo është e vetmja rrugë që shpëton Shqipërinë, që mos ja ndërrojnë emrin siç ja ndërruan emrin stadiumit Qemal Stafa për aryse komerciale”, tha Meta në konferencë.

Të fundit