Flash News

KRYESORE

Meta intervistë për “The Sun”/ Lidhja e fortë me Celtic FC dhe pasioni për sportin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka tërhequr vëmendjen në ishullin britanik me pasionin që ka për skuadrën skoceze të Celtic FC.  Tifozët e skuadrës nga Gllasgou e njohin mirë, për më tepër që buzëqeshin kur shikojnë se ai i firmos mesazhet e tij në Twitter për Celtic FC me fjalët“Hail Hail”.

Mbështetja për skuadrën skoceze ka bërë që tabloidi “The Sun” për lexuesin skocez, ta intervistojë, e ta pyesë më në detaje për këtë pasion për bardhegjelbrit.

“Lidhja ime me Celtic filloi të forcohet kur Rudi Vata, një nga yjet e futbollit tonë iu bashkua Celtic në vitet ‘90. Por njohuritë e mia për Celtic janë të hershme. Qysh kur isha fëmijë e mbaj mend që Partizani luajti ndaj Celtic për kupat e Evropës dhe fitoi 1-0 në vitin 1979 me një gol fantastik të Muratit.

Mbetet një ndeshje e paharruar, sepse në kohën e komunizmit kishte pak ndeshje ndërkombëtare ndaj skuadrave si Celtic. Për fat të keq Partizani humbi ndeshjen e kthimit në Glasgou me rezultatin 4-1.

Më pas në vitin 1982 kam ndjekur në stadium ndeshjen mes Dinamo dhe Aberdeen, që përfundoi me rezultatin 0-0. Pra, mund të them që e njoh futbollin skocez që herët”, tha Meta për “The Sun”. .

Ai tregon se kur ishte student në moshën 20-vjeçare filloi punë si komentator në emisionin sportiv më të njohur të futbollit në radio ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’.”

“Ndërkohë, kam qenë edhe peshëngritës. Isha pjesë e Dinamos, që ishte kampion i Shqipërisë.

Kam marrë pjesë në kampionatin kombëtar për të rinjtë, por e lashë shpejt sportin pasi nisa universitetin. Kur u bëra Kryeministër diskutoja shpesh me Rudin në lidhje me futbollin. Asokohe, ai ishte kapiteni i kombëtares shqiptare. Ai më fliste shpesh për Celtic dhe se ç’do të thotë të ishe pjesë e këtij klubi të madh”.

Gjatë asaj kohe unë takoja shpesh edhe Lordin George Robertson, i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ai më fliste për Rudin dhe Celtic-un.

Kur Rudiu kthye në atdhe për ta mbyllur karrierën me klubin e Tiranës kalonim shpesh kohë bashkë, edhe familjarisht.

Kam qenë një herë në Glasgou, sepse një nga fëmijët e mi ka studiuar atje.

Mbaj mend se hipëm në një taksi dhe shoferi na pyeti se nga ishim. Kur ia thashë se nga vinim, ai thërriti: “Ah, Shqipëria! Vendi i Rudi Vatës!”, tregoi kreu i shtetit shqiptar.

Pas këtij episodi. Meta kuptoi se rëndësinë e futbollit

“Ishim në një vend shumë larg shtëpisë, por futbolli ishte lidhja mes nesh”.

“Ditën tjetër hyra në një dyqanin e Celtic në Glasgou dhe bleva disa bluza të Celtic, të cilat i vesh kur shkoj për hiking”.

“Ndërkohë që një bluzë të Celtic e kisha prej kohësh dhuratë nga Rudi”.

“Një ditë do të vij në Skoci për të ndjekur një ndeshje të Celtic. Mezi po e pres atë ditë!”

“Rudi më ka ftuar disa herë, por agjenda ime ka qenë tejet e ngarkuar”.

“Megjithatë, jam i vendosur që në vitin 2020 të vij në Glasgou dhe jo si President. Dua të jem aty si një fans mes fansave të Celtic”.

“Lojtari im i preferuar për momenti është Fraser Forster, një‘mal’ i vërtetë në portë. Ai dhe Scott Broën, lideri i skuadrës”.

“Por fuqia e vërtetë është ekipi. Dhe fansat me sloganin e tyre: ‘You'll Never Walk Alone’.”

Meta është shndërruar në një personazh kulti për fansat jeshil-bardhë në rrjetet sociale, ku ai poston vazhdimisht mesazhe pas çdo ndeshjeje, duke uruar skuadrën e Neil Lennon.

Kështu ndodhi edhe gjatë triumfit të skocezëve në Europa League ndaj Lazio-s dhe në suksesin e arritur në finalen e “Betfred Cup” (Kupa e Skocisë).

Ai pranon se pasioni i tij për Celtic është më i madh se për çdo klub tjetër shqiptar.

Të fundit