Meta: Jam dakord për një tjetër marrëveshje Rama-Basha

Presidenti Ilir Meta është shprehur pro një tjetër marrëveshjeje mes kryeministri Edi Rama dhe kreu të opozitës, Lulzim Basha.

Duke folur në emisionin ‘Opinion’, Meta tha se do të ishte dakord për një pakt nëse bëhet në kuadër të stabilitetit.

A ka një marrëveshje Rama-Basha?, pyetet Meta.

“Inshallah ka, ta bëjnë marrëveshjen kur të duan. Qoftë se ka marrëveshje për destabilitet kjo është tjetër gjë, nëse bëjnë marrëveshje për stabilitet ta bëjnë me kënaqësi.  Pra, Presidenti nuk mund të marrë përsipër kur të tjerat nuk punojnë me integritetin e presidentit. Presidenti punon në bazë të kushtetutës jo të “Facebook””, u shpreh presidenti.

Ndërkohë, në 17 maj, ditën kur koencidoi me shembjen e godinës së teatrit, Basha e cilësoi si një gabim që nuk do të përsëritet paktin e nënshkruar tre vjet më parë me PS.