Flash News

KRYESORE

Meta jep detaje për takimin me Erdogan: Çfarë diskutuam

Meta jep detaje për takimin me Erdogan: Çfarë diskutuam

Presidenti Ilir Meta, është pritur dje në takim në Stamboll nga homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan, ku ndodhet për inagurimin e xhamisë “Çamliça” në Stamboll.

Sot, nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta bën me dije se theksi u vu në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t'i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.

Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, shkruan Meta.

Meta shoqërohej nga ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli; shefi i kabinetit, Arben Cici dhe analisti Ilir Kulla.

Të fundit