Flash News

KRYESORE

Meta 'justifikon' çizmen e Kryemadhit: Jemi të dy dashë!

Meta 'justifikon' çizmen e Kryemadhit: Jemi të dy

I ftuar në "Real Story", Presidenti Ilir Meta u pyet nga Sokol Balla sa i përket kritikave të tij si president ndaj çizmes së kryetares së LSI-së në Kuvend. Meta 'justifikoi' veprimin e Kryemadhit teksa u shpreh se është 'efekti dash' dhe kanë karakter shpërthyes.

Balla i kujtoi Presidentit se ishte vetë ai që në 2008-tën u hodh në tavolinën e kryetares së Kuvendit, ndërsa veprimin e Kryemadhit e gjykoi.

“Unë dhe Monika jemi të dy me shenjën dash dhe secili ka kokën e vet. Unë kritikën do ta bëja ndaj cilitdo për  shkak të eksperiencës dhe nuk mendoj se është hipokrizi. Më takon të mbaj këtë qëndrim për këtë detyrë që ka. Atëherë unë isha në opozitë tani jam  në kye të shtetit”, u shpreh ndër të tjera Meta.

Të fundit