Flash News

KRYESORE

Meta ka një apel për Shqipërinë dhe Kosovën: Të mbështeten të rinjtë për progresin shoqëror

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me një grup nxënësish nga Prishtina, e me këtë rast u bëri apel strukturave shtetërore si në Kosovë ashtu edhe atyre në Shqipëri, që të mbështesin të rinjtë.

Me institucione bashkëpunuese, sipas kreut të shtetit, të rinjtë e kanë më të thjeshtë që të realizojnë ambiciet që kanë për dijen dhe shkencën, pasi ata do të jenë liderët e së ardhmes.

“I impresionuar nga bashkëbisedimi që pata sot me disa nga fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme të Institutit “ATOMI” – Prishtinë. Shqipëria🇦🇱 dhe Kosova🇽🇰 duhet të jenë më të vëmendshme për mbështetjen e këtyre të rinjve, si një mundësi e shkëlqyer për progres shoqëror, por edhe për prezantimin me dinjitet të vlerave të kombit shqiptar, në përpjekjet për të kapur majat e shkencës, teknikës dhe teknologjisë botërore. Me bindjen se do ta realizojnë maksimalisht veten, u urova shumë suksese, besimplotë se do të jenë disa nga liderët tanë të së ardhmes në shumë fusha!”-shkroi Meta në profilin e tij në Facebook.

Të fundit