Flash News

KRYESORE

Meta 'kërcënoi' me shpërndarjen e parlamentit, ironizon Braçe: Kujt i referohet, berberhanes?!

Meta 'kërcënoi' me shpërndarjen e parlamentit, ironizon

Përplasja për vakancën e dytë të Gjykatës Kushtetuese është kthyer tashme në një ‘luftë’ të ashpër edhe mes presidencës dhe shumicës qeverisës.

Pak pas paralajmërimit të presidentit Ilir Meta se me një dekret është në gjendje të bëjë shpërndarjen e parlamentit apo me një mocion mosbesimi të rrëzojë qeverinë, vjen reagimi i zv.kryeministrit, Erion Braçe.

I pyetur nga mediat pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, Braçe ironizoi duke thënë se për shpërndarjen e parlamentit, presidentit duhet t’i referohet dokumenteve ligjore.

“Kujt i referohet, berberhanes apo dokumenteve të shtetit? “, u përgjigj Braçe, duke ironizuar edhe deklaratën e vetë presidencës, pasi dje Arta Vorpsi bëri betimin te noterja, pasi nuk u thirr nga presidenti.

Të fundit