Flash News

KRYESORE

Meta kërcënon me skenarin “Ivanov”: Nuk dekretoj asnjë qeveri që prek votat

Meta kërcënon me skenarin “Ivanov”: Nuk dekretoj

Ilir Meta ka bërë sot paralajmërimin më të fortë ndaj PS dhe PD, për të cilat tha nuk duhet të guxojnë të prekin votat e qytetarëve. Duke folur si president nga selia e LSI, Meta theksoi se nuk do të dekretonte asnjë qeveri, apo ndonjë ministër që prek votat më 25 qershor.

“Unë po paralajmëroj dhe lajmëroj cilindo që mund të vërë dorë siç po punohet mbi votën e lirë, s’do ketë dekret as për kryeminister as për minisitër. Dekretet do vijnë vetëm nga një proces i ndershëm, para se të vijmë të dekrteti kemi ca punë të tjera në 15 qershor në darkë dhe në 26 në mëngjes”, tha Meta.

Pyetjes së gazetarëve nëse kjo do të shkaktonte një krizë institucionale, Meta u shpreh se kriza mund të vijë vetëm nga deformimi i procesit zgjedhor.

Meta ka përdorur si kërcënim skenarin e zbatuar nga presidenti i Maqedonisë, Gjeorge Ivanov, i cili refuzoi për disa javë t’i jepte mandatin Zoran Zaevit për krijimin e qeverisë, me justifikimin se rrezikohej uniteti i vendit. Zhbllokimi i krizës u arrit vetëm pas ndërhyrjes së fuqishme të SHBA-së.

Mbështetja e Fatos Nanos për Edi Ramën, ja si e komenton Ilir Meta

Të fundit