Flash News

KRYESORE

Meta kërkesë autoriteteve: Sahit Dollapi të dërgohet në spital, jo të mbahet në polici

Meta kërkesë autoriteteve: Sahit Dollapi të dërgohet në

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e konsideron absurde situatën aktuale përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Meta ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë që Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ i PD-së, të mos mbahet aty por të dërgohet për mjekim në spital.

“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, shprehet presidenti Meta.

Aktualisht te zona e “Myslym Shyrit’, në kryeqytet, ka një tension të madh midis protestueve dhe policisë. Aty po hidhet edhe gaz lotsjellës, ndonëse është një zonë shumë e dendur me njerëz.

Arrestimi i Sahit Dollapit u filmua nga kamerat e televizioneve, çka tregojnë se nga ana e zyrtarit të PD-së nuk ka patur akte dhune.

Të fundit