Flash News

KRYESORE

Meta kërkesë presidentit të PE për vezhgues në zgjedhjet e 18 qershorit

Meta kërkesë presidentit të PE për vezhgues në

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar sot një ftesë zyrtare Presidentit të Parlamentit Evropian Antonio Tajani për vëzhgues ndërkombëtarë të zgjedhjeve nga ana e Parlamentit Evropian. Një letrën e dërguar, Meta thekson rëndësinë e monitorimit të procesit zgjedhor i cili i shërben cilësisë së procesit, por edhe legjitimitetit të rezultatit.

“Besimplotë se monitorimi sa më i gjerë ndërkombëtar dhe vendor i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare i shërben cilësisë së procesit por edhe legjitimitetit të rezultatit të tyre” shprehet Meta në letrën e dërguar Tajanit. Opozita ka deklaruar bojkotin e zgjedhjeve në Kavajë dhe të atyre të 18 qershorit.

Letra e plotë

 I nderuar Zoti President, Më lejoni t’Ju informoj se më 18 qershor 2017 do të zhvillohen zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Duke marrë në konsideratë angazhimin e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për të garantuar një proces zgjedhor të rregullt, transparent, demokratik e në përputhje me standardet më të larta bashkëkohore ndërkombëtare, kam kënaqësinë t’Ju përcjell ftesën Parlamenti Evropian. Besimplotë se monitorimi sa më i gjerë ndërkombëtar dhe vendor i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare i shërben cilësisë së procesit por edhe legjitimitetit të rezultatit të tyre, lutem pranoni, i nderuar Zoti Tajani, ndjenjat e konsideratës time më të lartë.

Të fundit