Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Meta: Krahasimi mes Kolegjit Zgjedhor shqiptar dhe atij amerikan, i pavend. Ja cilat janë ndryshimet
Në qëndrimin e tij të plotë që presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar për situatën pas 30 qershorit, ai sqaron edhe ndryshimet mes Kolegjit Zgjedhor shqiptar dhe atij amerikan.
Meta i ka quajtur të pavend krahasimet që janë bërë mes këtyre dy kolegjeve, duke theksuar se kjo është diçka e qëllimshme dhe bëhet për të krijuar konfuzion ligjor.
“Po kështu lidhur me krahasimin e pavend që bëhet mes Kolegjit Zgjedhor Shqiptar me Kolegjin Zgjedhor Amerikan është tërësisht i qëllimshëm për të krijuar konfuzion ligjor, për të minuar sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për të çoroditur opinionin ndërkombëtar”, shprehet Meta në qëndrimin e tij.
Më tej ai sqaron edhe cilat janë ndryshimet mes Kolegjit Zgjedhor shqiptar dhe atij amerikan.
"Në sistemin Amerikan kandidati për President apo vet Presidenti kur ai rikandidon, është subjekt konkurrent në zgjedhje, pra konsiderohet një subjekt zgjedhor garues.
Në këtë mënyrë ai mund të ngrejë pretendime përpara Kolegjit Zgjedhor për rezultatet e zgjedhjeve/votimeve të zhvilluara, apo për çështjet e tjera zgjedhore (procedurale dhe materiale).
Ndërkohë, sipas sistemit tonë Presidenti i Republikës nuk është subjekt konkurrent në zgjedhje, pra nuk është subjekt zgjedhor.
Sipas Kushtetutës Presidenti i Republikës është autoriteti i vetëm kushtetues që ka kompetencë kushtetuese për të vendosur datën e zgjedhjeve që zhvillohen për Kuvendin, Pushtetin vendor dhe Referendumet. (neni 92/gj i Kushtetutës). Kjo kompetencë e Presidentit është e parashikuar edhe në Kodin Zgjedhor.
Po kështu ka një dallim të madh edhe për sa i takon përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të dy Kolegjeve Zgjedhore, atij Amerikan dhe atij Shqiptar.
Kolegji Zgjedhor në Shqipëri përbëhet nga 8 (tetë) gjyqtarë të përzgjedhur me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe që funksionon pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.
Kolegji Zgjedhor në Shqipëri përbëhet nga gjyqtarë dhe nuk ka për kompetencë të shqyrtojë as pretendimet e Presidentit të Republikës dhe as Dekretet e nxjerra prej tij.
Në këtë mënyrë krahasimi që i bëhet dy Kolegjeve Zgjedhore (Amerikan dhe Shqiptar) nuk qëndron dhe është tërësisht i gabuar."