Flash News

KRYESORE

Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj të kryeministrit Rama

Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj të kryeministrit Rama

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishikim në Kuvend një tjetër ligj të qeverisë Rama.

Bëhet fjalë për ligjin për Kadastrën, që sipas kryeministrit do t’i jepte fund problemit të pronës dhe legalizimit duke shkrirë zyrat e hipotekës, legalizimeve dhe kthimit të pronave në një institucion të vetëm, që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Presidenti ka dekretuar kthimin mbrapsht në Parlament të ligjit duke renditur edhe 5 argumente për ta rishikuar atë.

“Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 11055, datë 15.01.2019, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti” thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën” me Kushtetutën, dhe në përfundim të shqyrtimit çmon se disa nene të veçanta të këtij ligji, bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë; cënojnë parimin e sigurisë juridike; krijojnë tension kushtetues; si dhe nuk janë në harmoni me jurisprudencën kushtetuese.

Të fundit