Meta kujton 2 Marsin: Ka muaj që në veshët e mi kumbon thirrja ‘shpërndaje parlamentin’

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 2 marsin, kur paralajmëroi shpërndarjen e Parlamentit, gjë që sipas tij e ka kërkuar vetë populli shqiptar, teksa thotë se ka dy vite që provokohet që të lërë Presidencën.

Në konferencën me gazetarët presidenti tha se është momenti që palët të reflektojnë pasi sovraniteti i përket popullit.

“Paralajmërimet kanë qenë të qarta por mund të jenë në interes të atyre që kërkojnë trazira në këtë vend. Nuk i ka thënë presidenti shqiptarëve ikni, edhe populli aty është në 2 mars, nuk më ikin thirrjet ‘shpërndaje parlamentin’ ndaj është moment që t’i thërrasin mendjes. Duan pa koalicione ta vendosin me referendum, patjetër por ta vendosë populi është thelbësore për demokracinë. Sovraniteti i përket popullit, e keni në pikën 6 të kushtetutës. Nuk do zgjedhim asnjë model Lindor, e kemi demokracinë tonë një herë e mirë, e kemi rrugën të përcaktuar, jemi anëtarë të NATOs dhe jemi drejt BE” tha Meta.