Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Meta kujton: Nëntë vite më parë Gjykata e Hagës njohu sovranitetin e Kosovës
Nëntë vite më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fund pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.
Kjo datë është rikujtuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim në Facebook.
Dikur në postin e ministrit të Jashtëm, Meta thotë se ka punuar shumë për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si shtet i lirë dhe i pavarur.
Postimi i Ilir Metës
“Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës🇽🇰, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës🇽🇰 në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës🇽🇰, për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë europianët e tjerë.
Ishtë kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës🇽🇰.
Kosova🇽🇰 si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë.”-shkruan Ilir Meta.