Flash News

KRYESORE

Meta kundër deklaratës së Ramës: Ju tregoj aksionin që do ndërmarr

Meta kundër deklaratës së Ramës: Ju tregoj aksionin që

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është shprehur kundër deklaratës së kryeministrit Edi Rama për Policinë e Shtetit. Rama u bëri thirrje policëve të marrin pjesë në fushatë për PS-në, por për Metën kjo është një thirrje e papërgjegjshme dhe e rrezikshme.

Meta dënoi edhe heshtjen e drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, ndërsa përshëndeti qëndrimin e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj. Ai paralajmëroi se do të telefonojë të gjithë drejtorët e policive në qarqe, përveç Çakos.

“Dua të shpreh keqardhjen për deklaratën e papërgjegjshme të kryeministrit Edi Rama për Policinë e Shtetit. Dua të dënoj heshtjen e drejtorit të Policisë së Shtetit për një deklaratë që cënon rëndë sigurinë e zgjedhjeve. Kam komunikuar me ministrin e Brendshëm dhe e kam përshëndetur për qëndrimin e mbajtur dhe e kam njoftuar se do të komunikoj me të gjithë drejtorët e policisë, përveç drejtorit të Përgjithshëm. Kjo nuk është çështje ndjese sepse është e qartë se rruga që Rama ka zgjedhur është rruga e persionit. Kjo thirrje është fundi i shtetit”, u shpreh Meta.

Meta theksoi se 26 qershori është dita e ndarjes së policisë nga politika.

Pas presionit nga të gjitha anët, tërhiqet Edi Rama: Ndjesë për zhurmën, gabimi mbetet i imi

Të fundit