Flash News

KRYESORE

Meta: Kur do ta them unë një fjalë të mirë për Reformën në Drejtësi

Meta: Kur do ta them unë një fjalë të mirë për

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur se nuk i tërheq asnjë presje qëndrimeve të tij sa i përket zbatimit të reformës në drejtësi.

Pas dekretimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, zotin Muçi, ndërkohë që Këshilli i Lartë i Prokurorëve ka marrë së fundi një vendim për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion, Meta u pyet nga gazetari Robert Rakipllari në ‘News 24’, nëse po shikon dritë në fund të tunelit sa i përket zbatimit të reformës apo vijon të ketë dyshimet se është e kapur nga mazhoranca.

“E para, dua t’ju siguroj se përsa i takon detyrave të mia, përgjegjësive të mia do të vazhdoj t’i kryej me përgjegjshmëri të plotë, që Shqipëria t’i ketë sa më parë këto institucione të reja në mënyrën që parasheh Kushtetuta e vendit.

Së dyti, kur do ta them unë një fjalë të mirë për reformën? Do ta them atëherë kur Banka Botërore ta përmirësojë pozitën e Shqipërisë me 19 vende, me 20 vende, më 40 vende në nivel botëror sa i takon të bërit biznes. Do ta them atëherë kur “Transparency International”, që e ka renditur edhe më poshtë vendin tonë këtë vit sa i përket transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, ta përmirësojë në mënyrë të ndjeshme. Do ta them atëherë ku “Reporterët Pa Kufi”, që e kanë cilësuar të përkeqësuar situatën e mediave shqiptare, ta përmirësojnë pozicionin e Shqipërisë në renditje. Pra, këto janë indikatorët e vërtetë edhe të reformës në drejtësi”, shprehet Meta.

Të fundit