Flash News

KRYESORE

Meta: Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari

President i Republikës, Ilir Meta, i është përgjigjur ‘me qetësi dhe dashuri’ deklaratës së maxhorancës për shkarkimin e tij, por kësaj radhe duke ndryshuar dashurinë me shqiptarinë. Gjatë një takimi në Presidencë me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, Meta ka deklaruar se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.

Meta ka bërë sërish simbolin e shq      iponjës me duar dhe kësaj radhe jo më i vetëm, por bashkë me studentët dhe pedagogët.

“Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.

I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.

Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari”, shkruan Meta në postimin e tij në faqen zyrtare të Facebook.

Të fundit