Flash News

KRYESORE

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Covid-19, Basha i përgjigjet ftesës

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Covid-19,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Ilir Meta për të qenë edhe ai pjesë e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që pritet të mbahet nesër.

Zyra e shtypit të PD, sqaron se në mbledhjen që do të ketë fokus situatën e krijuar nga virusi Covid-19, i pranishëm do jetë Basha, sipas të cilit tani është koha që gjithkush të japë kontributin e tij në shërbim të jetës dhe shëndetit.

“Duke iu pergjigjur interesit te shume gazetareve ju bej te ditur se  Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se presidentit Ilir Meta per te marre pjese ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare. Zoti Basha thekson se tani eshte koha qe gjithkush te jape kontributin e tij ne sherbim te jetes, shendetit dhe sigurise se qytetareve ne keto dite te veshtira”, thuhet në njoftim.

https://politiko.al/covid-19-meta-paralajmeron-mbledhjen-e-keshillit-te-sigurise-kombetare-i-ftuar-dhe-basha/

Të fundit