Flash News

KRYESORE

Meta me Haradinajn, Thaçi takon Ramën. Presidenti i Kosovës tregon thelbin e bisedimeve

Meta me Haradinajn, Thaçi takon Ramën. Presidenti i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar në zyrë kryeministrin Edi Rama. Pas takimit, Presidenti Thaçi ka sqaruar në Facebook se kanë biseduar për aktualitetin politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

"Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit", shkruan Thaçi.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme u takua në Durrës Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane”, shkruante Meta mbrëmë.

https://politiko.al/meta-dhe-haradinaj-takohen-ne-durres-cu-diskutua-mes-tyre/

Të fundit