Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Meta mesazh BE në televizionin shtetëror të Estonisë: Pse duhet t’i hapen dyert Shqipërisë
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur në një intervistë për Televizionin shtetëror të Estonisë.
Në fokus të intervistës ka qenë tema e hapjes së negociatave me Shqipërinë. Në këtë pikë presidenti ka apeluar vendet e BE që t’i mbajnë të hapura dyert për Shqipërinë.
Meta u shpreh se Holanda dhe Franca duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, pasi zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit do të ishte një investim për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e këtij rajoni.
Pjesë nga intervista
Javën e ardhshme ju shpresoni që të merrni një ftesë për të filluar bisedimet e anëtarësimit. Kam një ndjesi se Bashkimi Europian është paksa i lodhur nga krizat e veta të brendshme. E pse i duhet që të importojë një krizë si ajo që po përjeton vendi juaj me demokracinë?
“Edhe kriza jonë, ajo së cilës ju i referoheni, kjo e demokracisë në Shqipëri, po e pasqyron këtë krizë të brendshme të Bashkimit Europian, sepse ata mund të jenë më tepër ndihmues për ta shmangur këtë situatë krize. Ata mund të jenë më shumë të paanshëm dhe më të përkushtuar për të mundësuar dialogun politik mes të dyja palëve. Sidoqoftë, pse Bashkimi Europian duhet t’i mbajë dyert e saj hapur për zgjerimin përkundrejt Shqipërisë? Sepse Ballkani është shumë jetësor për qëndrueshmërinë, sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Europian. Dhe mbajtja hapur e dyerve të zgjerimit për Shqipërinë, për Maqedoninë e Veriut, e cila e meriton plotësisht si dhe për vendet e tjera, që shpresojnë të vazhdojnë në këtë rrugëtim, mendoj se ky do të ishte një investim për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e këtij rajoni, që ka qenë dhe do të jetë shumë jetësor për qëndrueshmërinë e mbarë kontinentit.”
Ka disa vende tepër skeptike: Holanda, Francë, madje edhe Greqia, që nuk janë edhe aq shumë entuziaste për të nisur bisedimet e anëtarësimit me vendin tuaj. Si e mund t’i bindni këto vende?
“Do të sugjeroja që këto vende duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, nëse ende do të kenë një dozë skepticizmi apo rezerva për çështje të caktuara. Mendoj se Bundestagu mori një vendim tepër të drejtë dhe të arsyeshëm për t’i thënë “Po!” hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por gjithashtu duke pasur një udhërrëfyes të qartë se si do të vazhdojë më tej ky proces.”