Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Meta mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave nga tërmeti në Turqi: Jemi krah jush!
Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.8 riheter që goditi mbrëmë Turqinë.
“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.
Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.
Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike”, shkruan Meta këtë mëngjes në rrjetet sociale.