Flash News

KRYESORE

Meta-Moro: Mesazhi ynë në Eurovision është i fuqishëm

Meta-Moro: Mesazhi ynë në Eurovision është i fuqishëm

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro shprehen se mesazhi i këngës së tyre në Eurovision është i fuqishëm dhe teksti është krijuar pas sulmeve terroriste në Manchester, në koncertin e Ariana Grande.

Në një intervistë për ‘RTSH’, Meta dhe Moro e konsiderojnë shumë interesante dhe të bukur eksperiencën e tyre në Eurovision, si përfaqësues të Italisë.

Ermali thekson se në këtë edicion përfaqëson 62 milionë banorë, duke përfshirë edhe Shqipërinë, vendin e tij të origjinës.

Dy artistët do të ngjiten të fundit në skenën e Lisbonën për të mbyllur finalen me këngën ”Non mi avete fatto niente”.

Sot finalja e Eurovision; për Eugent Bushpepën mund të votohet nga çdo shtet i Evropës

Të fundit