Flash News

KRYESORE

Meta ndan personazhet për Ramën dhe Bashën: Janë Jovan Bregu dhe Sandër mafishja

Meta ndan personazhet për Ramën dhe Bashën: Janë Jovan Bregu

Ish-kreu i LSI, Ilir Meta ka preferuar t’i krahasojë kundërshtarët politik, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, me dy personazhe nga “Pallati 176”.

Meta tha në "Fiks Fare" se Rama është si Jovan Bregu, i cili donte të kishte të gjithë magazinën për vete, ndërsa Basha është Sandër mafishja.

Presidenti i zgjedhur u shpreh se tepsia u takon atyre që “thithin gjithë ditën” dhe më pas sqaroi se po fliste për shushunjat. Ai theksoi se ka bërë vaksinën që kur ka hyrë në Partinë Socialiste dhe nuk është prekur nga sëmundja e ‘ebolës’, duke iu referuar ‘Rilindjes’.

Të fundit