Meta në mal, Kryemadhi në Jal/ Kryetarja e LSI me bikini, shijon kampingun e LRI (Foto)

Me bikini dhe linjat më në formë se asnjëherë tjetër. Kështu shfaqet Monika Kryemadhi në një prej plazheve të Jalës, ku Forumi Rinor i LSI-së bën kampingun çdo vit.

Në fotot e publikuara nga Panorama, shihet Kryemadhi në disa çaste relaksi duke shijuar bukuritë e bregdetit të Jugut.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta, që në mëngjes herët përshëndeti ndjekësit e tij në facebook me një video nga mali i Korabit.