Flash News

KRYESORE

Meta në Medvegjë, miqtë shqiptarë e presin me muzikë e çifteli (VIDEO)

Meta në Medvegjë, miqtë shqiptarë e presin me muzikë e

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte sot i pranishëm në qytetet shqiptare në Serbi ku u prit shumë mirë nga dhjetëra qytetarë.

Në mbrëmje kreu i shtetit shqiptar i ulur në një tryezë me banorët e Medvegjes i është bashkuar atyre në një tryezë nën tingujt e çiftelisë.

“Në Medvegje u ndjeva më mirë se në vendlindjen time. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë gjithmonë në vëmendjen time. Uroj që Beogradi të marrë vendimin e duhur për pavaresinë e Kosovës, në kohën e duhur, në interes të gjithë rajonit,” u shpreh ai.

Në pikën kufitare të Mutivodës, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetëra shqiptarë.

Të fundit