Flash News

KRYESORE

Meta në memorialin e Besëlidhjes së Mesaplikut: Burim frymëzimi për të gjithë

Prsidenti Ilir Meta ka vizituar kompleksin memorial të  Besëlidhjes së Mesaplikut.

Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit theksoi se kjo është një nga ngjarjet më madhore që udhëhoqi Labërinë dhe Jugun e Vendit në kryengritjet antiosmane të drejtuara nga Zenel Gjoleka.

Statusi i Metës:

Kënaqësi të vizitoja kompleksin memorial të Besëlidhjes së Mesaplikut, një prej ngjarjeve madhore që udhëhoqi Labërinë dhe Jugun e vendit në kryengritjet antiosmane të drejtuara nga Zenel Gjoleka.

Besëlidhja e Mesaplikut luajti rol të rëndësishëm për të ndezur ndjenjat patriotike për liri dhe ishte një burim frymëzimi edhe për bashkimin dhe ngritjen e Labërise dhe gjithë Jugut në Luftën e Vlorës në vitin 1920.

Të fundit