Flash News

KRYESORE

Meta në Pustec: I ka të gjitha potencialet për të qenë një bashki e begatë

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në një vizitë në Pustec, në një zonë me komunitet maqedonas.

 Në fjalën e tij Meta u shpreh se Pusteci i ka të gjitha potencialet për të qenë një bashki e begatë duke e konsideruar si një shembull të mirë për bashkëjetesën

“Pusteci është shembull i bashkëjetesës. Pavarësisht vështirësive sidomos të rinjve, për shembull papunësia, mendoj se duhet të bashkëpunojmë sepse Pusteci duhet të jetë një ndër bashkitë më të begata sepse i ka të gjitha potencialet.

Synojmë të përfitojmë edhe nga eksperienca e fqinjëve për ta zhvilluar më tej këtë zone. Në vitet në vazhdim edhe vetë stafi i bashkisë duhet të hartojë projekte për të rritur hapësirat e punësimit dhe t'iu drejtohet organizatave apo donatoreve për të rritur punësimin.

Ka rëndësi të veçante ruajtja e identitetit tuaj. Vullneti jonë vazhdon për një integrim më të mirë. Bashkëpunimi juaj me Maqedoninë dhe Greqinë mund të sjellë shumë përfitime dhe të arrihet niveli si ne dy Prespat e tjera”, është shprehur Meta.

Të fundit