Flash News

KRYESORE

Meta në Universitetin ku jepte mësim Luan Hajdaraga: Ishte zë i fuqishëm progresist

Meta në Universitetin ku jepte mësim Luan Hajdaraga: Ishte zë i

Presidenti Ilir Meta ishte pjesën e ceremonisë përkujtimore të Prof.Dr Luan Hajdaragës që u zhvillua në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në Maqedoni.

Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deputetët socialistë Anastas Angjeli e Taulant Blla, ish-deputeti Namik Dokle, si dhe mjaft personalitete të tjera të politikës shqiptare dhe të shqiptarëve në Maqedoni.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, Meta vlerësoi kontributin e Luan Hajdragës në jetën politike dhe akademike të Shqipërisë, por edhe për kontributin e tij për shqiptarët jashtë kufijve.

“Luan Hajdaraga hyri në jetën politike shqiptare si zë i fuqishëm progresist. Luan Hajdaraga si akademik jetën e kishte të lidhur me të rinjtë dhe studentët. Prof.Dr Luan Hajdarga është një kontributor i spikatur në periudhën e vështirë të Luftës së Kosovës. Luan Hajdaraga është personalitet që i kaluar me kohë kufijtë e Shqipërisë, i lidhur ngushtë me të gjitha trevat shqiptarë”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti.

 

Të fundit