Flash News

KRYESORE

Meta nga Pogradeci nuk ‘përmbahet’: Rama shiti bashkinë që mos ta merrte LSI

Meta nga Pogradeci nuk ‘përmbahet’: Rama shiti bashkinë

Në takimin e  radhës që pati me qytetarët e Pogradecit, Meta vazhdoi sulmet ndaj Ramës. Sipas tij kryeministri shiti bashkinë e Pogradecit sikurse bëri me Lezhën, që mos ti merrte  lSI që  u qëndroi korrekte kudo, në të  gjithët Shqipërinë.

“E kanë katandisur  Pogradecin  në një bashki të  kategorisë të  tretë”-tha Meta.

Fjala e  Metës:

“Le ta dëgjoi Edi Rama nuk do të ketë forcë socialistë që do të jepet këtu  që e  shiti bashkinë e Pogradecit. Jo vetëm që  e shitën bashkinë si  shitën dhe Lezhën që  mos ti merrte  lSI që  u qëndroi korrekte kudo, në të  gjithë Shqipërinë, e kanë katandisur  Pogradecin  në një të  kategorisë të  tretë  duke mos i dhënë fonde.  Ndaj LSI do  të jetë për  një bashki të re për  Pogradecin. Nuk do të ndërtohen kulla të shëmtuara  si  ajo e  Korçës,  do të jepen subvencione për bujqësinë  që  mos të  jepen palma  si  ato në autostradë. Nuk e ka  fajin profesori i nderuar  Edmond Panariti që Edi Rama nuk i jepte fonde.”

Të fundit