Flash News

KRYESORE

Meta nuk do ndihmën e Ramës, i vetmi shqetësim është data 19 tetor

Meta nuk do ndihmën e Ramës, i vetmi shqetësim është

Presidenti Ilir Meta nuk e do ndihën e kryeministrit Edi Rama. Kreu i shtetit tha në konferencë për shtyp se shqetësimi i tij i vetëm është data e 19 tetorit, të cilën ai e ka dekretuar për zhvillimin zgjedhjeve.

"E falënderoj për solidaritetin, por po të kem probleme shëndetësor shkoj te doktori, unë nevojë për piktura nuk kam, se kam shumë, por ndonjë gjë të veçantë edhe mund ta pranojë prej tij. Sa i takon parametrave janë në përmirësim.

Vetëm këtë fundjavë bëra 50 km ecje dhe tani jam gati për majën më të lartë që ka Shqipëria, pasi nuk dua të largohem nga Shqipëria në Gusht nëse do të ketë nevojë për dialog. Jam gati për majën e Korabit. Nëse e ka me dëshirë, le të na bashkangjitet, kjo është e mrekullueshme. Ai ka vështirësi në malet e Tropojës, por në malet e Dibrës e ka më të lehtë.  I vetmi shqetësim që kam unë është data 19 tetor, se u intereson të gjithëve, duhet ti bashkojë shqiptarët", deklaroi Meta.

Të fundit