Flash News

KRYESORE

Meta nuk e dekretoi, Rama nuk i bindet; Rendit Sandër Lleshin mes ministrave  

Meta nuk e dekretoi, Rama nuk i bindet; Rendit Sandër Lleshin mes

Një ditë pas emërimit të tij në postin e zëvendësministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi renditet krah ministrave të kabinetit “Rama 2”.

Siç duket, fotografia e Sandër Lleshit renditet mes emrave të ministrave në faqen zyrtare të kryeministrisë, duke zëvendësuar kështu atë të Fatmir Xhafajt, i cili u shkarkua zyrtarisht ditën e djeshme në një seancë jashtë rendit në Kuvend.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta nuk ka pranuar ta dekretojë propozimin e Edi Ramës për emërimin e Lleshit, ndërsa një ditë më parë ai mori detyrën si zëvendësministër i këtij dikasteri, që sipas Ramës do të marrë kompetencat e ministrit.

Të fundit