Flash News

KRYESORE

Meta nuk është ndikuar nga ndryshimi i Monikës, presidenti ngjit malin “pa shije”

Nëse do flisnim për një shtet tjetër, kemi parasysh se politikanët kanë këshilltar veshjesh. Në Shqipëri, rëndom ndodh që të këtë  një këshilltar që merret vetëm me veshjen e një politikani.  Duke qenë se do flasim për në një takim që nuk ka të bëjë me pozicionin e presidentit Meta, po e anashkalojmë faktin e këshilltarit të veshjes. Familja presidenciale e Shqipërisë, duket se e kanë me shumë dëshirë ecjen në mal, ndaj ata pas plazhit kanë vendosur të shijojnë dhe ecjen malore. Por ajo që bie më shumë në sy (përveç faqeve të kuqe të Borës), janë çorapet e presidentit Meta. Nëse shihni me vëmendje do dalloni që Meta ka bërë disa ‘gafa’ në veshje. E para është që nuk ka veshur atlete, të cilat do ishin më të përshtatshme për ecje në një terren të tillë. Por ato që bien më shumë në sy janë çorapet ngjyrë mavi, që nuk i shkojnë për shtat aspak modelit të këpucëve që ka veshur dhe për më tepër që i ka kombinuar me një veshje të kuqe, dy ngjyra që nuk shkojnë. Presidenti Meta nuk shquhet për aftësi të veçanta në veshje, por duke qenë se është bërë elegant dhe është nxirë, me një veshje tjetër do ishte kombinuar dhe me shijet e veçanta që ka filluar të përqafojë bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

A post shared by Cim Peka (@cim99) on

Të fundit