Flash News

KRYESORE

Meta: Nuk jam penduar që nuk e dekretova fillimisht Sandër Lleshajn

Meta: Nuk jam penduar që nuk e dekretova fillimisht Sandër Lleshajn

Presidenti Ilir Meta tha se nuk është penduar që nuk e dekretoi fillimisht emrin e Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm.

Në një intervistë për “Opinion”, Meta tha se Kushtetuta ka qenë dhe është shumë e qartë për pajtueshmërinë e një funksioni të tillë civil dhe politik me të qenurit ushtarak aktiv.

Pjesë nga intervista

Ndërkohë ju e dekretuat propozimin e dytë të Kryeministrit për të njëjtin emër, Sandër Lleshin. A keni ndonjë lloj pendimi që nuk e bëtë që herën e parë?

Nuk kam asnjë pendim sepse nuk e kam pasur të mundur ta bëj këtë gjë herën e parë.

Ishte Kushtetuta ajo që ju pengonte?

Sigurisht që Kushtetuta ka qenë dhe është shumë e qartë për pajtueshmërinë e një funksioni të tillë civil dhe politik me të qenurit ushtarak aktiv.

Personalisht a kishit ndonjë vërejtje për emrin e z. Lleshi apo kjo nuk kishte lidhje me atë?

Unë nuk nisem në përmbushjen e detyrës sime nga mendime apo nga vlerësime personale për askënd, por nga përmbushja e detyrimeve kushtetuese.

Të fundit