Flash News

KRYESORE

Meta: Nuk më pëlqeu dorëheqja e Visho Ajazit, pse e vonova dekretimin e kreut të ri të SHISH

Meta: Nuk më pëlqeu dorëheqja e Visho Ajazit, pse e vonova

Presidenti Ilir Meta ka treguar arsyet pse hezitoi prej një viti të firmoste dekretin e kreut të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në emisionin ‘Opinion’, Meta ka treguar se nuk i ka pëlqyer dorëheqja e ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi, dhe se ka pritur për të parë si do të performonte nëndrejtori i propozuar në këtë post.

“Nuk më ka pëlqyer mënyra sesi është bërë dorëheqja e ish-kreut të SHISH si një fakt i kryer dhe kam pritur me qetësi për të parë se si do të performonte nëndrejtori, i cili ishte propozuar për tu bërë drejtor.

Dëshiroj  që me këtë dekretim të përmbushi edhe më mirë ky institucion detyrën e tij në një kohë kur duhet të shtojmë mprehtësinë, ndjekjen dhe parandalimin  gjithçkaje që mund të na cenojë”, u shpreh Meta.

 

Të fundit